Kronikë

Mjekët e Traumës, protestë kundër arrestimit të kolegëve: S’mund të trajtohemi si kriminelë

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë dalë sot në protestë kundër arrestimit nga Policia e Shtetit, të dy kolegëve të tyre për marrje ryshfeti, të kirurgut ortoped Serdi Memini, 34 vjeç dhe mjekut anestezist reanimator Ervin Sulaj, 45 vjeç në kuadrin e një operacioni të koduar si “Bisturia” pak pas masakrës së Velipojës.

Mjekët dolën në protestë si Sindikatë e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor duke deklaruar sejanë të shqetësuar nga paragjykimi që iu bëhet kolegëve mjekë dhe nga baltosja e punës së tyre vetëmohuese, mbështetur vetëm në përgjime telefonatash të të tretëve që përmendin emrat e tyre si dhe caktimin e një amsë të rëndë sigurie, arrest me burg, në kushtet kur mjekët nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

Në deklaratën e tyre thuhet: “Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor përcjell me shqetësim situatat e krijuara nga paragjykimi që i bëhet kolegëve mjekë, duke hedhur baltë mbi punën vetmohuese dhe të pavlerësuar për dhënien e shëndetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve të pacientëve me të cilët ata punojnë.

Kjo sindikatë distancobet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emër të dhënies së shërbimit shëndetësor nga bluzat e bardha, por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha, të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve pa bërë dallim nëse janë të bardhë apo të zinj, të kuq apo blu, të trajtohen njësoj sikurse kriminelët të cilët marrin këtë jetë të çmuar për secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh oportune, ndalimin e një mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, bazuar kjo në nenin 228- 229 të Kodit Penal dhe madje e konsideron të shpejtuar veprimin e Prokurorisë për masën e sigurisë “Arrest me burg” për diskutime të të tretëve nëpër telefonë të cilët përmendin emra të ndryshëm pa asnjë provë tjetër dhe kur mundësia për t’ju shmangur hetimit, ndikuar në të apo për t’u larguar është inekzistente.

Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur pretendohet se vepra penale është në kryerje e sipër dhe më pas arresti me burg kërkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjësi i arrestuar ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mundësi të manipulojë provat apo rrezikon t’i largohet hetimit apo drejtësisë.

Mjekët dhe punonjësit shëndetësor nuk janë të asnjërës prej këtyre kategorive pasi ata nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk kanë asnjë mundësi të ndikojnë apo manipulojnë provat dhe nuk kanë asnjë interes të largohen dhe t’i fshihen drejtësisë pasi në atë rast do të humbnin gjithçka kishin arritur në punë dhe profesion.

Për të gjitha arsyet e mësipërme të ndalimit apo arrestimet e kryera të mjekëve me shoë publik dhe mediatik pa asnjë provë të drejtpërdrejtë janë abuzive, në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të hapët e cenim të integritetit personal dhe profesional të punonjësve shëndetësorë.

Sindikata jonë si përfaqësuese legjitime e tyre kërkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqësore ndalimin e menjëhershëm të këtyre abuzimeve dhe njëkohësisht garanton të gjithë punonjësit shëndetësorë se do t’i ndjekë deri në fund dhe me çdo mënyrë çdo rast abuzimi të kësaj natyre

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top