Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth deklaroi se tashmë ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Twitter, Roth theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europian. Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Roth tha se është koha që të veprojmë tani.
“Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.

