Showbiz

Michele Morrone nxit thashethemet rreth orientimit të tij seksual

Michele Morrone është aktualisht një nga aktorët më të kërkuar në kinematografinë italiane.

Aktori është angazhuar kohët e fundit tek “365 ditë”, ku luan bashkë me Simone Susinna.

Të dy, tashmë ditët e fundit, janë parë shpesh së bashku. Sidoqoftë, vetëm sot, Michele ka befasuar publikun me një foto që shumë nuk e kanë kuptuar.

Ai shihet bashkë me Simonen të përqafuar, krahas së cilës ka shkruar: “Unë jam një gënjeshtar”.

Kaq ka mjaftuar që fansat e tij të spekulojnë se aktori ka pranuar se është homoseksual.

Dhe Sussina ka publikuar të njëjtën foto, gjë që ka shtuar dyshimet nëse ky është një mesazh për orientimin e tij seksual.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top