Showbiz

Merr fund romanca më e përfolur e Përputhen +40: Ndahet Gilberta dhe Iliri

Gilberta dhe Iliri ishin një nga çiftet që dolën se bashku nga Përputhen +40 dhe rreth një muaj më parë zyrtarizuan marrëdhënien e tyre.

Por, mesa duket, tashmë çdo gje ka marrë fund dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Gilberta nëpërmjet një postimi në Instagram.

Një ndjekës e ka pyetur nëse vazhdon me Ilirin dhe ajo ka thënë:

“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top