Sport

Merr fund pritja! Sot nis Kampionati Europian

Sot në mbrëmje nis Kampionati Europian që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë hapëse të “EURO 2020”, në stadiumin e Romës.

FAVORITET – Kampionët në fuqi të botës shikohen si skuadra me potencialin më të madh për të triumfuar edhe në Europian këtë vit.

Ky turne fillimisht nis me fazën e grupeve, ku gjithsej janë 6 grupe: A, B, C, D, E dhe F.

Grupi A: Turqia, Zvicra, Italia dhe Uellsi

Grupi B: Rusia, Belgjika, Danimarka dhe Finlanda

Grupi C: Austria, Holanda, Maqedonia dhe Ukraina

Grupi D: Republika Ceke, Kroacia, Skocia dhe Anglia

Grupi E: Suedia, Spanja, Sllovakia dhe Polonia

Grupi F: Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top