Politikë

Merkel vjen në Shqipëri në 14 shtator/ Ambasadori gjerman në Tiranë takoi sot Bashën

Ambasadori gjerman në Tiranë trokiti sot në derën e kryedemokratit Basha, në selinë e PD-së.

Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen pak ditë para vizitës së kancelares gjermane në vendin ton, Angela Merkel.

Nuk dihet për çfarë është diskutuar mes tyre, ndërkohë që ka qenë një mbledhje me dyer të mbyllura.

Ardhja e Merkel në Tiranë dhe në shtete të tjerë të Ballkanit Perëndimor bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top