Showbiz

‘Mendoja a do të mundem’, Jonida Vokshi rrëfen problemin gjatë…

Aktorja Jonida Vokshi ka rrëfyer momentin më të bukur të jetës së saj ardhja në jetë e vajzës së saj, Emit.

E ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, Jonida ka treguar se përveç se një moment i bukur, lindja nuk ka qenë fare e lehtë, pasi vogëlushja ishte lidhur me kordonin dhe ai nuk e linte të dilte.

Image

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni.

Ishte e vështirë të dilte, sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

Image

Në kokën time pa pushim qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme.

Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë, të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani Emin jam njeriu më i lumtur në botë”,- tregoi mes lotësh Jonida.

Në fund, aktorja mori edhe një mesazh surprizë nga bashkëshorti, Besnik Krapi, i cili tha se një video 2 apo 3 minuta nuk do të mjaftonte për të folur për të. Ai zbuloi ndër të tjera se edhe propozimin ia kishte shkruar në një letër, sepse e ka shumë të vështirë të shprehet me fjalë.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top