Bota

Meksikë, banda kriminale kërcënon me vrasje moderatoren e lajmeve

Një nga kartelet më të fuqishëm të drogës në Meksikë kanë kërcënuar me vdekje një moderatore lajmesh që punon në televizionin kombëtar.

Paralajmërimi u bë nga një njeri i cili tha se po flet në emër të udhëheqësit të bandës Jalisco New Generation (CJNG), sepse sipas tij Televizioni Milenio po favorizonte të ashtuquajturat grupe të vetëmbrojtjes, të organizuara për t’i rezistuar CJNG-së.

CJNG është fajësuar për disa nga sulmet më të përgjakshme në Meksikë, dhe udhëheqësi i tij, Nemesio Oseguera Cervantes, është një nga njerëzit më të kërkuar të vendit.

SHBA ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për të qenë gazetar. Por edhe pse sulmet ndaj reporterëve lokalë janë të zakonshme, paralajmërime të tilla publike janë të rralla.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top