Bota

Meksika arreston ish-zyrtarin e lartë të Policisë për torturë dhe ryshfete nga karteli Sinaloa

Mexico City  – Meksika tha të hënën se ka arrestuar një ish-zyrtar kryesor policie me akuzën për tortura të kryera gati një dekadë më parë.

Ish-komandanti i Policisë Federale, Luis Cardenas Palomino, ishte konsideruar krahu i djathtë i ish-Sekretarit të Sigurisë Genaro Garcia Luna; García Luna tani po mbahet nën akuzën e trafikut të drogës në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët amerikanë gjithashtu e kanë akuzuar Cardenas Palomino për pranimin e milionave ryshfet nga karteli Sinaloa, dikur i drejtuar nga kreu i burgosur i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman. Nuk ishte e qartë nëse Meksika do ta merrte në konsideratë, ekstradimin e Cardenas Palomino.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador e përshëndeti arrestimin si një shenjë se Meksika nuk do të tolerojë më korrupsionin dhe abuzimin, por tha se nuk e dinte nëse Meksika do të ekstradonte Cardenas Palomino. “Ai u ndalua sepse nuk ka më mosndëshkim dhe kjo ndihmon shumë,” tha Presidenti, administrata e të cilit ka luftuar për të gjetur një politikë për të trajtuar kartelet e drogës; López Obrador, për shembull, urdhëroi lirimin e njërit prej djemve të Guzman për të shmangur gjakderdhjen.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës tha të hënën se Cardenas Palomino u arrestua në periferi të Mexico City me akuzën se torturoi një të dyshuar për rrëmbim në 2012.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se García Luna mori dhjetëra miliona dollarë ryshfet për të mbrojtur kartelin Sinaloa të Guzman. García Luna, i cili po pret gjyqin në New York, i ka mohuar akuzat; García Luna shërbeu nga 2006 në 2012 si Sekretar i Sigurisë Publike të Meksikës para se të zhvendosej në SHBA; ai u arrestua në 2019 në Texas.

Kurse i arrestuari së fundmi, Cardenas Palomino, shërbeu si komandant i lartë në Policinë Federale tashmë të zhdukur gjatë të njëjtave vite. Ai dhe García Luna ishin të mirënjohur në Meksikë për pretendimin se kishin organizuar një bastisje të vitit 2005 para kamerave televizive, duke çuar në arrestimin e dy të dyshuarve të supozuar të rrëmbimit, edhe pse ata ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme orë më parë.

Autori José Reveles tha se Cardenas Palomino ishte “një nga operatorët kryesorë të García Luna” dhe do të ishte “një dëshmitar me informacion të privilegjuar” mbi ish-shefin e tij, duke shtuar se ai ka shumë të ngjarë të ekstradohej.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador përmendi korrupsionin dhe abuzimet e përhapura në Policinë Federale si një faktor i madh në vendimin e tij për ta shkrirë këtë njësi në 2019 dhe për të shpërndarë disa prej oficerëve të saj në Gardën Kombëtare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top