Bota

Megaskandali që tronditi Vatikanin, mbahet seanca e parë e gjyqit të paprecedentë, vijon në vjeshtë

Ka nisur në Vatikan një proces gjyqësor historik e i pa precedent. Në bankën e të akuzuarve është vënë Kardinali Angelo Beccio i përfshirë në një skandal të madh financiar që ka dëmtuar rëndë imazhin e Selisë së Shenjtë.

Për të herë të parë në historinë e Vatikanit, një kardinal do të gjykohet nga gjyqtarë laikë e jo nga një trup gjykues që deri më sot përbëhej vetëm nga kardinalë e peshkopë.

Ish-prefekt i Kongregacionit të Çështjeve të Shenjta, Kardinali Angelo Becciu, që për tetë vite radhazi ka qënë një nga njerëzit e fuqishëm në drejtimin e Selisë së Shenjtë, akuzohet për abuzim me detyrën, korrupsion, përvetësim e manipulim kundrejt rushfetit.

Në qendër të akuzës është blerja e një ndërtese luksoze në Londër me një vlerë rrreth 350 milionë euro.

Së bashku me kardinalin 73 vjeçar janë vënë nën akuzë dhe 9 persona të tjerë, drejtues të Autoritetit të Antoriciklimit në Vatikan e punonjës të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë. 

Nën hetim janë vënë dhe sipërmarrës e persona të botës së tregjeve fianaciare botërore.

Akuzat

Në Muzeun e Vatikanit, në një ambient të improvizuar në sallë gjyqi, pasi për herë të parë ulen në bankën e të akuzuarve një numër kaq i lartë personash, nisi seanca e parë e një procesi gjyqësor që ka tronditur Selinë e Shenjtë e që pritet të bëhet më i nxehtë në vjeshtën e 2021.

Rreth 500 faqe të dosjes hetimore mbajnë akuzat ndaj një sistemi korruptiv fitimprurës, i cili përdorte paratë e Sekretarisë së Selisë së Shenjtë dhe të fondit të të varfërve, dhuruar nga besimtarët, për lojëra fitimesh financiare e spekullime.

Akuzat përfshijnë periudhën kohore 2011-2018, në kohën kur Angelo Becciu mbante funksionin e Zëvendësit të Sekretarit të Shtetit e kishte pushtetin për të manovruar me fondet e rezervuara.

Hetimet nisën në vitin 2019 pas denoncimeve të kryera nga Banka e Vatikanit, IOR, e nga Zyra e Përgjithshme e Revizionit. 

Hetimet janë kyer në bashkëpunim të ngushtë me Prokuroritë e disa qyteteve italiane, si dhe me Policinë e Krimit Ekonomik e Financiarë të Guardia di Finanza të Romës, si dhe janë shtrirë në disa shtete si në Emiratet e Bashkuar, Britani e Madhe, Zvicër, Slloveni e Luksemburg.

Dosja hetimore me rreth 29 mijë faqe, 500 prej të cilave mbajnë aktakuzën, kanë zbardhur një rrjet të gjerë marrëdhëniesh me punonjës e protagonistë të tregjeve financiare që kanë çuar në humbje të thellë të arkës së financës së Vatikanit.

Trupi gjykues i drejtuar nga Giuseppe Pignatone konsideron si palë të dëmtuar Sekretarin e Shtetit të Vatikanit dhe Bankën e Vatikanit, pra Institutin për veprat fetare IOR.

Nën akuzë për mashtrim, përvetësim të padrejtë, riciklim e autoriciklim janë vënë dhe katër kompani.

Pas mbylljes së kësaj seance të parë, përmes avokatit të tij mbrojtës, kardinali Angelo Becciu ka deklaruar se do të dëshmojë pafajësinë e tij.

Seanca e parë gjyqësore ndaj këtij megaskandali financiar zgjati rreth 7 orë .Seanca e rradhës do të jetë më 5 tetor 2021.

Kush është kardinali nën akuzë në procesin më të madh financiar në historinë e Vatikanit

Pas skandalit të nisur më 2019, më 24 shtator 2020, kardinali Angelo Becciu jep dorëheqjen nga funsioni i Prefektit të Kongregacionit të Çështjeve të Shenjta e nga të gjitha detyrimet si Kardinal.

Angelo Becciu më 1 dhjetor 2001 emërohet Peshkop e më 28 qershor 2018 Papa Françesku i jep titullin Kardinal.   

Nga viti 2018 deri më 2020 ka mbajtur funksionin e Prefektit të Kongregacionit të Çështjeve të Shenjta në Selinë e Shenjtë.

Nga viti 2011 deri më 2017 ka mbajtur funksionin e Zëvendësit për Çështjet e Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit./Alba Kepi, ora/

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top