Personazhe

“Më vjen keq!”/ Vrau shokun e fëmijërisë, vëllai i reperit Buta del para Gjykatës, zbardhet deklarata

Posted on

Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, ka dalë ditën e sotëm para gjykatës, për vrasjen e shokut të tij Gazmend Hyseni.

Para togave të zeza, Januzi ka pranuar krimin dhe është shprehur i penduar, megjithatë ka mohuar se ka qenë me qëllim dhe i paramenduar.

“Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, nuk e mohoj se e kam kryer një akt kriminal, mirëpo nuk pajtohem me cilësimet juridike nga ana e prokurorisë, pasi që nuk e kam bërë me dashje apo me ndonjë paramendim”, ka thënë Januzi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 maj të vitit të kaluar, pas një përplasjeje me armë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku Hyseni u vra nga Januzi. Ky i fundit madje i qëndroi mbi kokë deri sa ai dha shpirt për t’u siguruar që e kishte vrarë. Më pas ai u plagos nga policia pasi nuk pranoi të dorëzohej.

Click to comment

Më të lexuarat

Exit mobile version