Lajme

Me shpejtësi deri në 159 km/h, policia ndëshkon gjatë natës dhjetëra shoferë

Me shpejtësi deri në 159 km/h, policia ndëshkon gjatë

Policia Rrugore e Tiranë ka pezulluar gjatë natës 9 leje drejtimi, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Në njoftim sqarohet se si pasojë e kontrolleve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Po ashtu, janë vendosur 26 gjoba për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top