Kronikë

‘Më qëlloi kushëriri i gruas me pistoletë’/ Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

‘Më qëlloi kushëriri i gruas me pistoletë’. Kjo ka qene deshmia e pare e nje personi qe kishte shkuar ne spital.

Personi me inicialet S. B., është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore pasi kishte thyer dorën.

Në dëshminë e tij në polici ky shtetas pretendon se në fshatin Llakatund të Vlorës kushëriri u gruas e ka qëlluar me pistoletë duke mos e kapur asnjë nga plumbat.

Ai pohon se sa ka parë personin të nxjerrë pistoletën është hedhur nga motori ku ka thyer dhe dorën.

Por nga deklarimet e mëpasshme të Policisë së Vlorës ka rezultuar se personi në fjalë nuk është qëlluar me pistoletë dhe ngjarja nuk ka ndodhur siç ka pretenduar ai.

Më saktësisht në vendngjarje policia e Vlorës nuk ka gjetur asnjë gëzhojë teksa raporton për një konflikt mes tij dhe kushëririt të gruas.

Konflikt ku janë goditur me shkelma grushte dhe me sende të forta.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top