Për të gjithë adhuruesit e serialit më të dashur për publikun “La Casa De Papel”, ‘Netflix’ ka njoftuar se më në fund së shpejti do të nisë për sezonin e pestë.

Madje më në fund është publikuar traileri i parë i këtij sezoni.
Sipa një njoftimi të bërë nga “Netflix’, ky sezon do të jetë i ndarë në dy pjesë që do të nisin transmetimet në kohë të ndryshme.
“Çarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

