Sport

Me ndryshime në formacion, sonte Shqipëri-San Marino, Kosova pret në Prishtinë Spanjën

Ndeshja e kombëtares shqiptare do të zhvillohet me tifozë | CNA.AL

Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare do të zbresë në Elbasan Arena me misionin e vetëm tre pikëve kundër San Marinos.

Një ndeshje për kualifikueset e Botërorit, që vjen 3 ditë pas fitores 1-0 kundër Hungarisë dhe që ka bërë shumë optimist ambientin kuqezi për një ëndërr të madhe.

Edhe pse San Marino renditet në vendin e parafundit në botë për trajnerin Reja kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa italiani ka paralajmëruar edhe ndryshime në formacion.

Edy Reja, trajneri i Kombëtares tha: “Kundër San Marinos do të jetë e vështirë, është një kundërshtar i organizuar. Do të ketë ndryshime në fomacion, por jo deri në atë pikë që të zhbalancohemi. Nuk më intereson nëse do luajmë mirë apo keq, por vetëm 3 pikët.”

Kundër San Marinos e sigurtë është se në portë nuk do të luajë më Berisha, por Strakosha. Ndërkohë pritet që Gjimshiti ta marrë pushim këtë sfidë, ndërsa hipoteza është që në sulm të luhet me 3, ç’ka do të thotë se Uzuni, Manaj dhe Broja mund ta nisin nga minuta e parë.

Aktualisht Shqipëria renditet e treta në grupin kualifikues pas Anglisë dhe Spanjës, ndërsa sfidën në fjalë do ta gjykojë arbitri zviceran Lukas Fandrich.

Ndërkohë ndryshe nga Shqipëria Kosova do përballet sonte me një kundërshtar tejet të vështirë si Spanja.

‘La Roja’ synon që në Prishtinë të dalë vetëm me 3 pikët, pasi Suedia e kërcënon seriozisht për vendin e parë.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, por do ta kenë shumë të vështirë sepse mungojnë Elbasan Rashani, Besar Halimi, Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Visar Bakaj.

Momentalisht pas 5 ndeshjes Kosova renditet në vendin e tretë me 4 pikë, 5 më pak se Suedia e vendit të dytë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top