Bota

Më e fundit: Fëmijët e Kabulit nxitojnë për në shkollë, pak orë pas largimit të SHBA

Kabul, Afganistan – Edhe pasi SHBA dhe aleatët e saj në NATO u larguan nga Afganistani, disa nga përfitimet e 20 viteve të fundit u shfaqën të martën që në mëngjes kur djemtë dhe vajzat nxituan për në shkolla.

Masooda po nxitonte të shkonte në klasën e saj të pestë në një shkollë private. “Unë nuk kam frikë nga talebanët,” tha ajo. “Pse duhet të kem?”

Nxënësit ishin thirrur përsëri në shkollë katër ditë më parë. Talibanët kanë thënë se nxënësit do të ndahen sipas gjinisë, por në shumë shkolla kjo ka qënë praktikë, me përjashtim të klasave të fillores.

Ndërkohë, këta janë foto të fëmijëve që u evakuuan me familjet e tyre ditët e fundit nga vendi me avionët amerikanë:

Image
Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top