Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Arjon Luli, nuk e ka aspak problem që në profilin e tij në “Instagram” të postojë foto apo video “hot” të të dashurës.

Ai herë pas here ndan me ndjekësit edhe momente intime me modelen, Serena Sula, e cila tashmë njihet edhe për “twerk”-un e saj të famshëm.
Së fundmi, Luli ka postuar në “Instastory” një foto ku Serena shfaqet me bikini minimaliste teksa qëndron pranë një makine policie.
“Me hyrjen e Serenës në detyrë do të kapen të gjithë kriminelët dhe do gjobiten të gjithë pa përjashtim”, shkruan Arjoni në foton ku e dashura e tij nuk i ka lënë vend imagjinatës.

