Bota

Mbytja e jahtit në Egje/ Kapiteni: Ndjemë goditje të fortë. Inxhinieri: Uji po hynte ngado, e vetmja gjë që mund të bënim ishte ta braktisnim

GREQI

Mbetet engimë shkaku i mbytjes së jahtit ditët e djeshme afër ishullit grek Milos në detin Egje.

Kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhit kanë rrëfyer momentet e tmerrit që përjetuan teksa mund të kishin humbur jetën me fundosjen e jahtit në fund të detit.

Kapiteni tregon se teksa jahti lundronte me 5 milje detare u ndie një goditje e fortë. Dyshohet se një pjesë e drunjtë e jahtit mund të jetë shkëputur dhe ajo ka shkaktuar mbytjen.

Një pamje më të kthjellët sjell një inxhinier në jaht që tregon se sapo u ndje goditja ai zbriti menjëherë tek motori, por purja e ujit ishte e madhe se menjëherë i arriti në kyçin e këmbës.

Po ashtu ai tregon se uji vinte ngado dhe ai u detyrua të jepte alarmin teksa udhëtarëve u ngeli vetëm të braktisin jahtin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top