Kronikë

Mbytet në Golem turisti nga Ukraina

Shënohet viktima e katërt në dy ditë në vendin tonë nga mbytja në det.

Policia njofton se paraditen e  sotme është gjetur pa jetë në breg të detit një shtetas ukrainas rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top