Kronikë

Mbushën tregun me mallra të skaduar për fëmijë/ Gjykata liron dy jordanezët

Për dy jordanezët që rikthenin në treg produkte të skaduara për fëmijë Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”

Jouasef Rahman  dhe djali i tij student në Shqipëri Azisur Rahman, u ndaluan nga policia e Tiranës pasi u zbuluan nga AKU se tregtonin  ushqime false dhe të skaduara.

Ushqimet dhe pijet, ishin produkte për fëmijë, si pije ‘Robo’ në sasinë e 70 kolive ose gjithsej 10 mijë copë, që dyshohen se kanë stampë të falsifikuar, çamçakëza po ashtu të falsifikuara për datën e skadencës, me një sasi prej 250 mijë copë, si dhe lëngje të markës “Drino”, produkt i skaduar, rreth 1786 bidonë.

Në total, u sekuestruan 6.8 tonë produkte industriale ushqimore që të gjitha ushqime për fëmijë dhe që janë të dyshuara se janë të falsifikuara apo të skaduara.

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasi jordanez Jouasef Rahman, u justifikua se të gjithë fajet i ka pandemia, që i ndikoi në uljen e shit-blerjes dhe po ashtu tregoi se mallrat kanë si vendburim Bangladeshin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top