Lajme

Mbërrijnë në Shqipëri, 121 refugjatët e parë afganë, fëmijë, gra e burra

Kanë mbërritur në Shqipëri, 121 refugjatët e parë politikë afganë: burra, gra dhe fëmijë.  Avioni është ulur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit. 

Janë kryesisht familje me fëmijë të mitur. Ata janë pritur nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, bashkë me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Lajmin e ka dhënë Ministrja Xhaçka në Fb ku ka publikuar edhe pamjet bashkë me këtë shënim ku i uron mirëseardhjen në Shqipëri:

“Mirëmëngjes dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.”

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top