Kronikë

Mashtrimi/ I mori 4 milionë lekë kompanisë ku punonte, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë 4 milionë lekë të vjetra kompanisë ku punonte si furnitor.

Si pasojë, punonjësi i kompanisë është proceduar penalisht dhe shpallur në kërkim policor. Raportohet se i shpalluri në kërkim është shtetasi M.Mullai 34 vjeç.

Kallëzimin e kanë bërë vetë punonjësit e firmës, të cilët kanë konstatuar se furnitori nuk e solli xhiron ditore, ashtu siç edhe kishte premtuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, në një kompani distributore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top