Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kurorës me pisha në malin e Tomorrit i kanë vënë zjarrin.

Terreni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të malit. Deri më tani nuk ka shkuar asnjë nga forcat zjarrfikëse, si pasojë e terrenit të vështirë.
Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt, rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet. Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Poliçan.
