Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të hënë në aksin nacional Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi.

Mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin një mjet tip Benz me një mjet bujqësor, zetor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i zetorit. Ai është transportuar drejt spitalit rajonal të Korcës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Aksidenti i regjistruar pak minuta më parë në këtë aks ka rënduar edhe trafikun.
