Loreda është padyshim ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare e cila talentin e saj muzikor po e zhvillon në Gjermani.

Së fundmi, në një postim të bërë në Instagram ajo shfaqet e veshur me bikini, në një foto të paedituar dhe tregon se sa e rëndësishme është që femra ta dojë trupin e saj.
“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar.
“Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndërhyrje kirurgjikale), unë jam aq e lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën! Stop talljes së formave trupore!”, shkroi ajo krahas fotos.

