Dy alpinistë të huaj kanë ndërruar jetë në malin Everest. Një alpinist zviceran dhe një amerikan kanë humbur jetën nga lodhja pas ngjitjes në malin Everest.

Abdul Waraich, 41, nga Zvicra dhe Puwei Liu nga Shtetet e Bashkuara, 55, vdiqën nga lodhja ndërsa po zbrisnin shpatet e malit prej 8,848.86 metrash të mërkurën. Lajmi është bërë i ditur nga organizatori i ekspeditës së tyre.
Waraich, i cili ishte duke zbritur pasi arriti majën e malit, vdiq afër një kampi në jug, sipas Chhang DaWa Sherpa, një zyrtar i kompanisë. Liu nuk mundi të arrinte majën e Everestit dhe vdiq në zbritje pranë një kampi prej 7,900 metrash në South Col, tha Sherpa në postimin e tij në Instagram. Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit.
