Kronikë

Lihet në burg polici/ U vetëdorëzua për vrasjen e Jurgen Dukës

Gjykata ka lënë në burg Arber Sulajn, i cili u vetëdorëzua 2 ditë më parë në polici për vrasjen e Jurgen Dukës në datën 14 dhjetor 2021.

Sula u vetëdorëzua në komisariatin nr.2 në kryeqytet së bashku më armën që kreu vrasjen pas dy muajsh në arrati.

Gjate kësaj kohe ai tregoi se ka qenë në Shqipëri. Para hetuesve  Sula nuk ka zgjedhur të japë një sqarim të plotë të ngjarjes por është shprehur se i gjithë konflikti ndodhi nga gjaknxehtësia dhe paniku.

“Nuk njihja asnjërin prej tyre. Në market u zumë me viktimën dhe djemtë që e shoqëronin dhe kur ata më sulmuan më zuri paniku dhe qëllova. Jam larguar nga aty drejt vendlindjes dhe këto muaj kam qëndruar në Shqipëri në vende të ndryshme. Familjarët filluan të shqetësoheshin nga kontrollet e policisë dhe vendosa të vetëdorëzohem së bashku më armën e krimit,” ka thënë Sula.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 14 dhjetor ku efektivi i policisë së drejtorisë së Dibrës teksa ishte brenda një marketi në lagjen “Irfan Tomini” në Tiranë u konfliktua më 4 persona.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top