Kronikë

Lëvizte pa patentë dhe nuk i ndaloi patrullës së policisë, arrestohet 21-vjeçari në Pogradec (EMRI)

Policia e Pogradecit ka vendosur në pranga 21-vjeçarin, Kristian Plaku, pasi ky i fundit nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Sipas raportimit, në automjetin tip “Benz” që po drejtohej nga i riu, është gjetur një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Sakaq, raportohet se mbrëmjen e djeshme në Korçë, në lagjen 12 ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, i marrë në përdorim nga shtetasi N. P., 26 vjeç. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe teknike.

Njoftimet e policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur prej tyre, gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Korçë

Më datë 02.05.2021, rreth orës 23:20, në lagjen nr.12, në Bulevard “Republika”, Korçë, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, i marrë në përdorim nga shtetasi N. P., 26 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe teknike të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë për “Ngjarje aksidentale”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top