Kronikë

Lëviznin me makinën e mbushur me drogë, në pranga një 40-vjeçar në Kuçovë, procedohet penalisht një tjetër

Policia e Beratit, ka vendosur në pranga shtetasin I. Hoxha, 40 vjeç, banues në fshatin Perondi të Kuçovës, si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi I. Merkaj 27 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrolleve të kryera, në makinën me targa AA630TO, me drejtues shtetasin Indrit Merkaj, është kapur një sasi droge e dyshuar kanabis.

Dyshohet se sasia e lëndës narkotike është blerë te lokali në pronësi të I. Hoxhës, në lagjen “1 Maj” në Kuçovë.

Po ashtu, policia ka ushtruar kontrolle dhe në lokalin në fjalë, ku janë gjetur sasi të tjera të lëndës narkotike të dyshuar kanabis stativa.

Njoftimi i Policisë:
Berat

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në pranga 1 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 40 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, si dhe u procedua penalisht shtetasi I. M., 27 vjeç, banues në Dimal.

Pas informacioneve të marra nga Policia se shtetasi I. M. posedonte lëndë narkotike në mjetin e tij, nga ana e Policisë u organizua puna për ndalimin e mjetit, në aksin rrugor Dimal-Berat.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në mjetin e tij, gjetën një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi I. M. dyshohej se lëndën narkotike e kishte blerë tek shtetasi I. H. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve, ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit I. H., ku gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
—————
Poliçan

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Kapinovë, Poliçan.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç, 64 vjeç, banues në Kapinovë, Poliçan, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në tokën në pronësi të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top