Showbiz

Ledjana nga përputhen tek fitnesi, ja cila është dëshira më e madhe.

Të gjithë pothuajse e njohim personazhin simpatik, e cila vinte nga një qytet ku ndoshta mentaliteti ishte disi i mbyllur për të përballuar një show, ku një prej vajzave të atij qyteti do të bëhej protagoniste për të gjetur dashurinë e jetës.

Bëhet fjalë për Ledjanën, një vajzë plot energji, e cila u përfshi në një histori të bukur brënda reality show “Për’puthen” ku sic po duket dhe së fundmi pritet që të dali cift nga emisioni.

Por cila është e ardhmja përsa i përket aspektit personal?
Ledjana, na tregon se ka një pasion shumë të madh për fitnessin, sport të cilin e ka ushtruar për një periudhë shumë të gjatë. Fakti që ka qëne e angazhuar shumë edhe me emisionin, nuk i ka lënë shumë hapsirë Ledjanës që të ushtrohet në mënyrën më të mirë të mundshme sportin që ajo aq shumë e preferon.

Ambicia e saj është që pas përfundimit të emisionit ajo të ketë kohën e nevojshme që i duhet për tu ushtruar në mënyrë profesionale. Gjithashtu na tregon që ushtrimin e fitnessit nuk dëshiron që ta ushtrojë thjeshtë për pasion por për të garuar në garat për bodybuilding.

Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm që ti urojmë sa më shumë fat dhe sukses në rrugëtimin e saj sportiv.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top