Politikë

Largimi i Berishës nga PD, Kadilli: Kjo u bë për të shpëtuar kryetarin, jo partinë

Largimi i Berishës nga PD, Kadilli: Kjo u bë për të

Fatbardh Kadili nuk ka lënë pa komentuar largimin e Berishës nga Partia Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Kadili tha se vendimi që kryetari Basha mori, tregoi se partia nuk funksionon, duke theksuar se e gjithë kjo u bë për të shpëtuar kokën e Bashës, e jo për PD.

“Fundi i KryetaroKracise. PD-ja humbi edhe liderin, edhe ish-liderin. Në PD ndodhi një “atvrasje” dhe një “vetëvrasje”. Të dyja janë fallco. Pa thelb moral. Pa parime. Demokracia nuk fitoi asgjë. Opozota nuk fitoi asgjë.

Largimi i Berishës nga PD, Kadilli: Kjo u bë për të

Me dakordësi, apo pa dakordësi mes tyre, kryetari dhe ish kryetari, na dhanë provën se si nuk funksionon partia, por funksionojnë llogaritë e atyre që kanë vulën e partisë dhe listën e anëtarësisë. Vendimi prej skuthi, në çastet e fundit, i Bashës është bazuar mbi llogari, jo mbi parime. Vendimi është i llogaritur. Ky vendim bëhet për të shpëtuar karrieren e kryetarit, por jo të ardhmen e PD.

Nga ky vendim del vetem një mësim: NJERËZ MOS QËNDRONI SPEKTATORE! Nuk mund të jenë disa individë që vendosin për ne. Nuk mundet që fatet e opozitës të varen nga llogaritë e disa individëve. Nuk na duhen Vendime që na vijnë si Urdhëra. Nuk zgjidhin asgjë Vendime që vijnë si Llogari e dikujt tjetër. Vendimet na takojnë ne. Të gjithëve. NJERËZ TË FITOJMË SOVRANITETIN!  TË VENDOSIM VETË! Na duhet një politikë e re, Një opozitë e re, që ta krijojmë vetë”, shkruan ai në Facebook.

Largimi i Berishës nga PD, Kadilli: Kjo u bë për të

Një ditë më parë, Basha lajmëroi se Berisha nuk do jetë më pjesë e Partisë Demokratike, e ardhur kjo nga shpallja non- grata e ish-kryeministrit, nga SHBA-të.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top