Çajup Selimi humbi jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tepelenës, pas një atentati.

Ai u qëllua në qendër të qytetit përballë pallatit të tij në rrethana ende të paqarta. Syri Tv ka siguruar edhe foton e viktimës së këtij atentati, që i shtohet vargut të gjatë të të ekzekutuarve një muaj pas zgjedhjeve.
