Uncategorized

Kush është 35-vjeçari i arrestuar sot në Shkodër – I vranë vëllain disa muaj më parë

Mesohte se se Oslon Çutaj, 35 vjeç, i cili u arrestua nga policia e Shkodrës për kultivim droge është vëllai i Vildon Çutajt, që u vra në tetor të vitit të kaluar, bashkë me Klement Pepajn.

Dy personat, Vildon Çutaj dhe Klement Pepaj u vranë nga Danjel Pepaj, i cili vazhdon të jetë në kërkim.

Dhjetë muaj më vonë, policia arrestoi vëllain e Vildonit, i cili kishte mbjellë drogë në zonën përreth banesës së tij. Bashkë me të, në pranga u vu edhe kryeplaku i fshatit Bajzë, Tonin Curaj që akuzohet për shpërdorim detyre.

Vrasja Vildon Çutajt dhe Klement Pepaj

Dy të rinjtë fillimisht u denoncuan të zhdukur nga të afërmit e tyre. Pas kërkimeve të kryera, janë gjetur edhe trupat e pajetë të Pepaj dhe Çutaj. Autori i dyshuar për vrasjen e tyre dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj.

Ky i fundit dyshohet t’i ketë qëlluar me armë pas një konflikti të dhunshëm që patën në fshatin Bajzë të Shkodrës, ndërsa kryefjala e këtij sherri ishte vjedhja e një sasie kanabisi.

Për të sqaruar këtë fakt, Danjel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, shkuan të sqaroheshin tek parcelat e kanabisit që kishin mbjellë në mal. Por, sqarimi mes tyre, përfundoi në tragjedi.

Danjel Pepaj u hakmor ndaj Çutaj dhe Pepaj, pasi këta të fundit e kishin dhunuar më parë në fshatin Bajzë. Trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën 300 metra larg parcelës me kanabis të mbjellë nga Danjel Pepaj, ndërsa u transportuan në fshatin Vrith nga punonjësit e Policisë disa orë pasi u gjetën.

Debati për drogën dhe dëshmia e Vislon Çutajt në Tetor

Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet të kenë dhunuar fizikisht personin tjetër, Danjel Pepaj, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.

Në dëshminë e tij, vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit.

“Kur kam dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar në atë kohë vëllai i Vilson Çutaj, sot i arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Bajzë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Vihet në pranga edhe kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

Vijojnë kontrollet e njëpasnjëshme në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

O. Ç., 35 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

T. C., 25 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Bajzë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së shtetasit O. Ç. kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.
__
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. C., 60 vjeç , banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top