Kronikë

Kurbin/ Ktheu magazinën në fermë kanabisi, lihet në burg 24-vjeçari

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, pas zbulimit të një laboratori të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit.

Gjyqtari i çështjes, Olti Skrame, duke iu referuar provave e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë.

24-vjeçari  akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Vranicki Hisku u arrestua të premten nga Policia e Kurbinit, gjatë një operacioni në Gjormë  ndërsa është shpallur në kërkim Drejtori Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani.

Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top