Rihanna po shijon pritjen e ëmbël dhe pas publikimit të lajmit, ka ekspozuar vazhdimisht barkun e saj të rrumbullakosur me paraqitje shumë të guximshme.

Kështu që, edhe së fundmi artistja vazhdoi t’i shtyjë kufijtë me stilin e saj ndërsa darkonte në “Giorgio Baldi” në Los Angeles.

Këngëtarja, 33 vjeçe, është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin ASAP Rocky, dhe e ka vënë barkun e saj në ekran të plotë ndërsa është veshur me një pallto leshi e cila mendohet të jetë “Roberto Cavalli vintage”.

Ajo e bashkoi veshjen me një palë take të ulëta të varura që i lidhi duke përdorur rripat nga takat stiletto të saj të larta me material gjarpri nga “Tom Ford”.




