Kronikë

Kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë, pranga për 2 burrat në Lezhë, arrestohet dhe një tjetër

Policia e Mirditës ka vendosur në pranga 2 persona, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, S. D., 36 vjeç dhe A. N., 41 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar me dhunë ushtrimin e detyrës së Policisë, pas konfliktit që kanë pasur me shtetasit G. P., dhe M. P., Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. P, pasi ka aksidentuar një shtetas të mitur që për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/ Lezhë
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, vihen në pranga 2 shtetas.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe një drejtues mjeti.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : S.D, 36 vjeç dhe A.N, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh.P, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top