Kronikë

Kundër rritjes së çmimeve/ Studentët e Shkencave Sociale dhe FSHN në protestë sot në orën 11:00

Studentët e Shkencave Sociale kanë paralajmëruar një protestë ditën e martë në orën 11:00 para Universitetit, kundër rritjes së çmimeve. Me anë të një njoftimi studentët kërkojnë uljen e çmimeve ose largimin e qeverisë.

Kujtojmë që prej 6 ditësh janë zhvilluar protesta në të gjithë vendin. Ndërkohë që ditën e martë në orën 17:00 do të ketë sërish protestat para kryeministrisë.

Gjithashtu gjatë ditës së martë pritet të ketë edhe një tjetër mbledhje të Bordit të Administrimit të Karburanteve , ku pritet të vendoset çmimi i ri për naftën në vend.

Ndërkohë një protestë do të zhvillohet sot edhe nga studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore, në orën 11.00.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top