Kronikë

Kultivuan kanabis me vlerë 500 mijë paund, gjykata britanike lë në burg shqiptarët

Dy shqiptarë të akuzuar për kultivim droge janë dënuar me 40 muaj burg nga një gjykatë britanike.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar Ervis Roci dhe Edi Kotorri janë kapur duke kultivuar kanabis me vlerë deri në 500 mijë paund. Arrestimi i tyre është bërë gjatë bastisjes së dy shtëpi bari në Bradford muajin e kaluar. Prokurorja Clare Walsh përshkroi se si u zbulua ferma e kanabisit në tre kate të shtëpisë. Gjatë bastisjes Kottori u arrestua në dhomën e ndenjes ndërsa Roci u gjet i fshehur në majën e oxhakut. Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili. Shqiptarëve sipas autoriteteve britanike u janë gjetur një total prej 158 bimësh të pjekura kanabisi dhe 218 bimë më të reja u gjetën në shtëpinë e barit, me një vlerë të mundshme të tregut prej 300,000 deri 350,000 paund.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top