Kronikë

Kubikët me kanabis gati për mbjellje, prangoset 53-vjeçari. Arrestohet edhe një 33-vjeçare që rrahu nënën e saj

Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 53-vjeçar me inicialet I. S., të cilit gjatë kontrollit në banesë në fshatin Osmëzezë,  iu gjetë një sasi kubikësh të mbjellë me kanabis sativa gati për kultivim.

Policia e Beratit njofton gjithashtu se në pranga ka përfunduar dhe një 33-vjeçare e cila ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Berat

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.  

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetases F. D., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top