Sport

Kualifikueset e Botërorit, Edy Reja i uritur, trajneri karikon Kombëtaren: Pres një seri fitoresh

Nuk do të kenë në dispozicion “Air Albania” për sfidat e shtatorit, pasi tapeti i ri ende nuk është gati, por ky është detaji i fundit që ka rëndësi, ekipi përfaqësueses rikthehet në fushë për kualifikueset e botërorit më i karikuar se kurrë me dëshirën për të arritur rezultate të rëndësishme.

Kuqezinjtë do të luajnë brenda pak ditësh tre ndeshje jetike, fillimisht në transfertë kundër Polonisë, më 2 shtator, dhe më pas presin Hungarinë dhe San Marinon në “Elbasan Arena”, më 5 dhe 8 shtator.

Trajneri Edy Reja do të ketë jo pak punë për të përpiluar listën e lojtarëve të grumbulluar për këto tre takime, njëkohësisht për të gjetur një mënyrë efikase për ti marrë më të mirën disa lojtarëve që po shkëlqejnë në këtë fillim sezoni. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Edy Reja ka folur për këto tre takime duke kërkuar nga lojtarët të arrijnë një seri rezultatesh pozitive:

foto galeri
foto galeri

“Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Nations League. Në pritje të sfidës së kthimit me Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive”, u shpreh ndër të tjera tekniku italian.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top