Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit ka reaguar sërish lidhur me publikimin në media të videove të realizuara në rrjetin social tik-tok, ku shfaqet duke pozuar në ambientet e gjykatës.

Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit thotë se videot janë sulm ndaj saj për ti prishur imazhin. Kapedani thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq.
“As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, tha ajo për televizionin Report Tv.



Më herët Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”.
