Bota

Kopshti anglez ku çdo bimë pas dyerve të hekurit mund të vrasë

 “The Poison Garden” nuk ka vetëm emrin të tillë, por çdo bimë në të mund t’u vrasë!

Ai ndodhet brenda kopshtit Alnwick, Angli, dhe tani është kthyer në një pikë atraktive për turistët kuriozë, por mund ta vizitoni vetëm nën mbikëqyrje.

Kopshti Helmues është i ‘fshehur’ pas portave prej hekuri dhe në të gjenden shenja kafke që poshtë tyre lexon “këto bimë mund të vrasin”.

Vizitorëve në kopsht, të cilët duhet të shoqërohen nga dikush, u ndalohet të nuhasin, prekin ose provojnë ndonjë bimë, teksa disa turistëve të pafat u bie të fikët pasi nuhasin helmin kur kalojnë nëpër kopsht.

Kopshti është shtëpia e rreth 100 bimëve ‘toksike, dehëse dhe narkotike’. Këtu përfshihet lulja e bukur blu “Monkshood” që jo vetëm prodhon manaferra vdekjeprurëse, por edhe gjethe dhe kërcell vdekjeprurës.

Si të gjithë kopshtet e hapura angleze, ”The Poison Garden” duhet të mirëmbahet, por stafi i saj vesh disa nga kostumet më speciale për të mos rënë në kontakt me bimët më të fuqishme në botë.

Hapja e këtij kopshti të pazakontë ishte ide e Dukeshës së Northumberland, e cila dëshironte të kishte një kopësht ndryshe nga ai tipik, të kishte një kopsht me “bukuri që vret”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top