Kronikë

Kontroll servisit në Tiranë, sekuestrohet kanabis, një 20-vjeçar tjetër goditet me sende të forta

TIRANA

Një sasi kanabisi është sekuestruar pas një kontrolli në një servis në Tiranë. Në pranga ka rënë pronari 25-vjeçar.

Nga ana tjetër në orën 01:45 të natës një person është dërguar në spital pasi dyshohet se është goditur me sende.

Po ashtu një 50-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në gjendje depresive.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H., 40 vjeç, B. K., 44 vjeç, E. Ç., 36 vjeç dhe A. D., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 02.09.2021, rreth orës 08:05, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se në gjendje depresive është vetëvarur në banesë shtetasi B. Z., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top