Kronikë

Komisariati nr.1 identifikon burrin që tentoi të digjte veten në sheshin Skënderbej

Besimtarët myslimanë i kanë shpëtuar jetën një burri 40-vjeçar që u përpoq t’i vinte zjarrin vetes i lyer me benzinë në mes të sheshit Skënderbej.

Ata e neutralizuan dhe thirrën Policinë, e cila e identifikoi personin që nuk dukej në gjendje normale.

Policia tha se ai ishte B.G, afër 40 vjeç dhe nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të provonte të vriste veten dhe pikërisht aty.

Policia njoftoi: “Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top