Uncategorized

Kolegët e shohin në faqen për të rritur, infermierja hiqet nga puna

Një infermiere e la karrierën e saj mjekësore pasi kolegët e saj vunë re llogarinë e saj në OnlyFans.

Në vend që të fshinte fotografitë seksi, Allie Rae vendosi të bëhet një modele joshëse me kohë të plotë.

Nëna 37-vjeçare e tre fëmijëve, nga Boston, Massachusetts, tha për Daily Beast:

“Kolegët e informuan menaxherin tim për këtë gjë dhe më thirri në zyrë për ta diskutuar. U bë e pakëndshme, ku ndjeva se njerëzit po përqendroheshin më shumë në performancën time jashtë spitalit kundrejt performancës sime në spital.

Unë po fitoja më shumë para tek OnlyFans sesa kur punoja infermiere dhe po punoja në spital vetëm sepse e doja si punë.”

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Megjithë frikën e saj fillestare, ndryshimi i karrierës së Allie ka pasur shumë përfitime. Tani ajo arrin të fitojë rreth 75,000 Dollarë në muaj.

Allie e përshkruan punën në OnlyFans si “çliruese”. Që në moshën 17-vjeçare ajo është martuar me burrin e saj dhe kanë bërë 3 fëmijë. Kjo punë nuk e ka penguar në marrëdhënie me bashkëshortin, madje ajo thotë se kanë zgjeruar horizontet e tyre.

Është një punë me kohë të plotë për mua tani, por kurrë nuk dua që ajo të shihet sikur po shes veten në internet. Ne jemi vetëm duke u argëtuar dhe duke shijuar veten.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top