Kronikë

Kokainë, lojëra fati dhe përforcues grushti, arrestohen pronarët e një lokali në Tiranë, në kërkim vëllai i tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër të tyre, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tyre iu është gjetur një sasi kokaine.

Në pranga ka rënë dhe një person tjetër, i punësuar si kamerier në lokalin e vëllezërve.

Ndërkohë, në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur jë sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;
•A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:
•S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”;
• D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.
Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top