Kronikë

Kërkon punë, 58-vjeçari hipën mbi pusin e naftës në Kuçovë dhe kërcënon të hidhet

KUÇOVË

Një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës ka hipur pak minuta më parë në një nga puset e naftës në Kuçovë dhe kërcënon se do të hidhet nga lart.

Nikollaq Bushi mësohet se i ishte premtuar një punë nga bashkia Kuçovë por prej disa muajsh nuk kishte gjetur zgjidhje. Në zonë kanë shkuar forcat e policisë që po negociojnë për të zbritur 58-vjeçarin nga kulla metalike.

Sipas informacioneve zyrtare, policia ka marrë njoftim sot rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me të me qëllim zbritjen e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top