Policia e Lezhës ka kryer katër arrestime në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.Dy banorë të Kallmetit u arrestuan për kultivim të bimëve narkotike kurse 2 të rinj nga Kukësi, për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave.

Z. B., 55 vjeç, banues në Kashnjet u ndalua pasi gjykata më 12 korrik 2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë, Policia, duke kontrolluar në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, në ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike, ka zbuluar te “Këneta e Balldrenit” një tentativë për të kultivuar kanabis nga Gj. N., 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Po ashtu, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë ndaluar në aksin rrugor Rrëshen-Milot, automjetet tip “Volksëagen” dhe “Audi”. Drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit H. Sh 20 vjeç dhe Q. H 32 vjeç, banues në Kukës, po transportonin në mënyrë të paligjshme, 276 koli me pije freskuese, pa dokumentacionin shoqërues tatimor.
Dosjet e tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
