Kronikë

Kapet në flagrancë 23-vjeçari, do vidhte një banesë, dyshohet edhe për…

Eshte arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar në Berat pasi ka tentuar të vjedhë një banesë.

Ky person, sipas policisë, dyshohet edhe si autor i një vjedhje të ndodhur më pare.

Njoftimi i plotë:

Berat

Tenton të vjedhi në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari, i cili dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.

Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top