Showbiz

Kanye West nuk di si të ndalet, ja ç’bën për Kim-in në ditën e Shën Valentinit

Reperi i njohur, Kanye West ka bërë një tjetër përpjekje për t’u rikthyer me ish të dashurën e tij, Kim Kardashian.

Sot është dita e Shën Valentinit dhe West bëri një gjest të madh duke dërguar një kamion të zi plot me trëndafila të kuq në shtëpinë e Kim-it.

Reperi ka postuar në Instagramin e tij një foto të kamionit ku shkruhej:

“Vizioni im është shumë i pastër.”

Që kur Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye, West është përpjekur të bashkohet sërish familjen e tij.

Menjëherë pas ndarjes së tyre, Kanye filloi të takohej me aktoren Julia Fox, me të cilën besohet të jetë ndarë së fundmi, ndërsa Kim është parë me komedianin Pete Davidson.

Kujtojmë që Kanye ndau një foto të Pete dhe Kim duke ecur së bashku dhe duke mbajtur duart.

“Shikoni këtë trap. Pyes veten nëse Instagram-i do mbyll faqen tim ngaqë i bëra ‘diss’ ish të dashurit të Hilary Clinton.”, u shpreh Ye.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top